Botë

Zjarre masive në Kanada, mijëra amerikanë këshillohen të përdorin maska

08.06.2023 17:33

Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska kur dalin nga shtëpitë...

Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska kur dalin nga shtëpitë, për shkak të cilësisë së dobët të ajrit, të shkaktuar nga zjarret intensive në Kanada.
 
Në Nju Jork do të fillojë shpërndarja falas e maskave. Kanadaja ka thënë se maskat duhet të mbahen sa herë që njerëzit nuk kanë mundësi të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.
 
Zyrtarët kanë paralajmëruar se edhe gjatë fundjavës pritet të ketë nivele të rrezikshme të tymit. Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Kuebeku i Kanadasë, ku janë raportuar 150 zjarre.
 
Më shumë se 15.000 banorë pritet të evakuohen në këtë zonë, thanë zyrtarët të mërkurën. Ky vit ka thyer rekord për më së shumti zjarre të regjistruara në zonën e Kuebekut.
 
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, njoftoi të mërkurën se Nju Jorku do të shpërndajë falas një milion maska për banorët. Agjencia kanadeze “Mjedisi” ka thënë se kushtet po përkeqësohen në Toronto më 8 qershor, pasi që po shtohet sasia e tymit.