Botë
Ukrainë, Rusia sulmon Khersonin, vazhdojnë operacionet e shpëtimit
08.06.2023 18:17
Forcat ruse kanë vazhduar ta sulmojnë Khersonin dhe zonat përreth lumit Dnjepër...

Forcat ruse kanë vazhduar ta sulmojnë Khersonin dhe zonat përreth lumit Dnjepër, përkundër vërshimeve masive të shkaktuara nga shkatërrimi i digës Nova Kahovka, tha kryetarja e Qendrës së Bashkuar për Koordinimin e Shtypit të Forcat Jugore të Mbrojtjes, Natalya Humenyuk.
Humenyuk, gjithashtu, tha se forcat ruse prishën linjat e komunikimit në zonën gjatë kohës së shpërthimit të supozuar me qëllimin për ta fshehur atë dhe se disa trupa të saj mund të jenë lënë të mbyten ose izolohen në kulme të ndërtesave. Pretendimet e saj nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.
Në ndërkohë, ekipet ukrainase të shpëtimit janë duke vazhduar tentimet e tyre për t’i shpëtuar mijëra njerëzit e bllokuar nga vërshimet e shkaktuara pas shkatërrimit të një dige të madhe në lumin Dnjepër në pjesën jugore të Ukrainës.
Rreziqet janë shtuar shkaku i bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse nga ana tjetër e lumit dhe nga minat e zhvendosura shkaku i vërshimeve.
