Botë

Aksident zinxhir në Milano, të paktën 2 viktima

08.06.2023 20:07

Të paktën 2 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti...

Të paktën 2 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Milano të Italisë.
 
Sipas të dhënave nga vendngjarja, janë të paktën 4 makinat që u përfshinë në përplasjen e dhunshme që ndodhi në autostradën A4 të Milanos.
 
Dy viktimat udhëtonin në një prej makinave të aksidentuara, teksa një grua rreth 50 vjeç u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monzas.
 
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur një hetim për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që shkaktoi probleme me qarkullimin për disa orë.