PE, gadishmëri për të ndihmuar Maqedoninë

24.02.2015 11:39

Draft rezoluta e re e Parlamentit Europian reth raportit të fundit të Komisionit Europian për Maqedoninë, u prezentua para komitetit për punë të jashtme të PE-së...

Ajo përmban kërkesën e  Këshillit të  Evropës, për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve të Maqedonisë për anëtarësim në BE, rivendosjen e mbiemrit "maqedonas" dhe përdorimin e emrit të saj kushtetues, si dhe  shqetësimin  rreth krizës politike në vend.

Draft rezoluta ofron ndërmjetësim për zgjidhjen e kësaj krize. Pas 296 amendamenteve të  paraqitura pas prezantimit fillestar të Projekt Rezolutës muajin e kaluar, dje PE  doli me 16 amendamente, mesazhi kryesor i të cilave është që bisedimet e pranimit për Maqedoninë që do të hapen dhe kontesti bilateral me Greqinë,  të zgjidhen në një fazë negociatash, pa penguar përparimin e Maqedonisë drejt integrimeve evropiane.

Kjo u kundështua ashpër nga europarlamentarët grekë të cilët potencuan përgjimet e fundit të publikuara nga lideri i opozitës Zoran Zaev, si një argument për të rtreguar se Maqedonia nuk i plotëson kriteret e Kopenhagës dhe nuk meriton të ecë përpara në rrugën eurointegruese.

Por kundështimi i tyre nuk u mbështet nga shumica dhe sot pritet një rezolutë e re për Maqedoninë. Zëvëndës presidenti i komitetit për punë të jashtme në PE, Andrej Plenkovictha se Maqedonia përballet me mungesë stabiliteti politik duke potencuar përgjimet.

Që këto zhvillime të gjejnë një zgjidhje optimiste, ai potencon se duhen marrë masa urgjente në mënyrë që vendi të përparojë në rrugën drejt BE-së. Parlamenti Evropian, i bën thirrje të gjithë palëve të përfshira që tu rikthehen prioriteteve strategjike për vendin përmes dialogut konstruktiv në mënyrë që të mund të vazhdojnë reformat në rrugën drejt BE-së.

Raporti I PE-së potencon edhe lirinë e mediave, dyshimet për gjyqësi selektive , problem në trajtimin e etniteteve pakicë dhe cështje të tjera sociale. Por raporti gjithashtu potencon se Maqedonia ka bërë hapa përpara në progresin ekonomik dhe cështjen epunësimeve si dhe në bashkëpunimin rajonal dhe mardhëniet me fqinjët.