Maqedoni

Dellçeva rrëmbehet nga moti i keq, Trajkovski: Ka dëme materiale, komisioni do t’i vlerësojë

08.06.2023 21:26

Stuhi me rreshje të rrëmbyeshme, breshër dhe bubullima ka goditur pasdite Dellçevën...

Stuhi me rreshje të  rrëmbyeshme, breshër dhe bubullima ka goditur pasdite Dellçevën dhe vendbanimet përreth. Dhjetëra objekte janë vërshuar nga rreshjet  ndërkaq është pamundësuar edhe qarkullimi rrugor, informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza.
 
Dëmet e para janëregjistruar në  dëmtimin e kulturave e plantazhit dhe poashtu një pjesë e qytet  ka mbetur pa rrymë elektrike. Ekipet e nevojshme kanë dalë në terren, thotë kryetari i komunës së Dellçevës Goran Trajkovski. Ai pret qeverinë t’i del në ndihmë këtij qyteti.
 
“Rreshjet ishin në kohëzgjatje prej një orësh me intensitet të lartë, kështu që kanalizimi nuk ka mundur ta absorbojnë gjithë ujin e mbledhur. Shumë rrugë dhe shtëpi  janë mbushur me ujë, automobilë që kanë ngelur në rrugëpër shkak të rreshjeve. Nuk kemi pasqyrë primare për dëmin qëështë shkaktuar nga ky mot i ligë që e kaploi Dellçevën.Ekipet janë në terren, njësia territoriale e mbrojtjes, Ndërmarrja Komunale Publike, rrugët e Maqedonisë, pra të gjitha forcat janë në terren por duhet kohë për t’i sanuar dëmet e shkaktuara”, u shpreh kryetari i Dellçevës, Goran Trajkovski.
 
Nga komuna e Dellçevës apelojnë qytetarët t’i  lajmërojnë dëmet ndërsa komisioni vlerësues pritet të del me raport të dëmeve të shaktuara nga stuhia dhe rreshjet e shiut.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU