Maqedoni

Parashikimi i motit

09.06.2023 08:40

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme....

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.
 
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra e shkarkesa elektrike gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Lokalisht përgjatë relieveve malore reshje në formë breshëri.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10°C deri në 17°C, ndërsa ajo maksimale prej 24°C deri në 31°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me diell dhe vranësira mesatare, pasdite me reshje shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet në 15°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 30°C.