Maqedoni
Mblidhet Këshilli Qendror i LSDM-së, seancë për formën e vazhdimit të negociatave
09.06.2023 10:23
Këshilli Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së sot do të mbajë seancë...

Këshilli Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së sot do të mbajë seancë, temë e të cilës do të jetë mënyra dhe forma në të cilën do të vazhdojnë negociatat me VMRO-DPMNE-në, pas rrethanave të reja në skenën politike pas takimit të liderëve të dy partive, Dimitar Kovaçevski dhe Hristijan Mickoski.
Kryeministri Kovaçevski, pas takimit me ushtruesin e detyrës në Ambasadën e ShBA-së në vend, Eric Mayer ka njoftuar në Facebook se kjo është periudha kur duhet të marrim vendimet kyçe për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, sepse sipas tij BE-ja është rruga jonë e vetme.
