Kosovë, sot pritet të kthehen 80 emigrantë

24.02.2015 12:22

Sot, ashtu edhe siç është paralajmëruar para disa ditëve nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga Evropa do të kthehen 80 qytetarë të Kosovës nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës...

MPB-ja po ashtu ka paralajmëruar se personat që do të kthehen nuk do të përfitojnë nga Programi i Riintegrimit, duke qenë se nga ky program përfitojnë personat e riatdhesuar, të cilët e kanë lëshuar Republikën e Kosovës para datës 28 korrik 2010.

Megjithëse të kthyerit mund të marrin vetëm disa informacione. “Janë disa skema të natyrës urgjente që mund t’i përfitojnë të gjithë të riatdhesuarit: pritja dhe informimi në momentin e arritjes, ndihma mjekësore në momentin e arritjes në rast nevoje, transporti nga pikat e kalimit kufitar deri në komunën e origjinës nëse nuk kanë mundësi të tjera të transportit, aftësim profesional dhe ndërmjetësimi në punësim”- ka qenë përgjigja e MPB-së rreth personave të kthyer.