Maqedoni
Bejli: ShBA-të do të zhgënjeheshin nëse vendoset veto e re për RMV-në
09.06.2023 11:02
Ish-ambasadori i ShBA-ve në Shkup, Jess Bailey, thotë se ndryshimet kushtetuese janë një zgjidhje e qartë për veton bullgare...

Ish-ambasadori i ShBA-ve në Shkup, Jess Bailey, thotë se ndryshimet kushtetuese janë një zgjidhje e qartë për veton bullgare, por se do të ketë zhgënjim nëse në të ardhmen do të ketë një veto të re që do të bllokojë rrugën drejt BE së. Bejli, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, theksoi se është optimist se vendi do të hyjë në BE, por se nuk mund të thotë se kur do të ndodhë kjo.
“Fatkeqësisht, tani ju keni veton bullgare për ta çuar procesin përpara. Ekziston një zgjidhje e qartë e paraqitur atje. Jo të gjithë e pëlqejnë këtë zgjidhje. Por unë mendoj se pesë vjet nga tani me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, për pesë vjet në të ardhmen, njerëzit do ta shohin se është një hap pozitiv për vendin. E kuptoj që shumë njerëz janë kundër kësaj dhe bashkëndjej zhgënjimin e njerëzve për këtë. Përderisa hapen kapitujt vende të caktuara do t duan të binden se kriteret janë plotësuar. Për kët konsideroj se çdo çështje të mos shihet si çështje jolegjitime mes vendeve antare sepse kjo është pjeës e procesit. Ky do të jeët një proces i gjatë i kalimit të kapitujve në veçanti procesi i sundimit të së drejtës. Vendi juaj do të mbikqyret si edhe Shqipëria dhe të tjerët. Por mendoj se jam optimist se njërëzit do ët shohoin se kjo do të ndoh, por nuk mund të them se kur do të ndodh.”, tha Ish-ambasadori i SHBA-së në Shkup, Jess Bailey.
