Maqedoni
VMRO-DPMNE për Kovaçevskin: Po mban mbledhje për propozimet që i refuzoi
09.06.2023 11:20
Për mbledhjen e këshillit të LSDM së reagojnë nga VMRO DPMNE. Sipas tyre, Kovaçevski nuk e di se pse...

Për mbledhjen e këshillit të LSDM së reagojnë nga VMRO DPMNE. Sipas tyre, Kovaçevski nuk e di se pse, ka thirrur takim për propozimet që i ka refuzuar në takimin e Liderëve thonë nga VMRO-DPMNE. Mickoski bëri propozimin për qeveri tranzitore pa BDI-në dhe ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar, pasi Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së. Kovaçevski e refuzoi atë propozim dhe tani po thërret një takim.
Sipas partisë, "pasi Kovaçevski e refuzoi atë propozim, presidenti Mickoski dha propozim të dytë, zgjedhje, formim i Qeverisë së VMRO-DPMNE-së, pa BDI-në mbështetje për çështjet nacionale nga opozita, kërkesë për garanci nga institucionet evropiane për Maqedoninë. Identitet shekullor, dhe një kërkesë nga Bullgaria për zbatimin e 3 aktgjykimeve të Gjykata Evropaine për të drejta e njeriut. Edhe këto i refuzoi Kovaçevski.", thuhet në komunikatën e VMRO DPMNE-SË.
