Botë

Francë, hetohen motivet për sulmin me thikë të fëmijëve

09.06.2023 12:15

Po hetohen motivet e sulmit të personit që plagosi me thikë katër fëmijë në Francë....

Po hetohen motivet e sulmit të personit që plagosi me thikë katër fëmijë në Francë. Në fillim të këtij muaji, autoritetet franceze hodhën poshtë kërkesën për azil të një burri që plagosi katër fëmijë dhe një të rritur në një sulm me thikë pranë liqenit Ansi  në qytetin me të njëjtin emër.
 
Siriani kishte marrë më parë azil në Suedi 10 vjet më parë dhe e kishte kërkuar edhe në Zvicër dhe Itali. Motivet e sulmit janë ende duke u hetuar. Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare në Luksemburg diskutuan një marrëveshje për ligjet kyçe në fushën e migracionit dhe azilit, të cilat janë negociuar pa sukses prej disa vitesh.