Botë

Ukraina filloi kundërofensivën

09.06.2023 12:34

Mediat perëndimore pretendojnë se kundërofensiva ukrainase ka filluar në front....

Mediat perëndimore pretendojnë se kundërofensiva ukrainase ka filluar në front. Presidenti Biden dhe kryeministri britanik Sunak përsëritën angazhimin e tyre për të ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë pushtimin e vazhdueshëm rus. Biden pretendon se Perëndimi ka bërë gjithçka për të përgatitur Kievin për kundërsulm.
 
Ndërkohë, mbi 5.000 njerëz janë evakuuar nga rajoni pas plasjes së digës Kakhovka. Forcat ruse bombarduan një qytet në jug të Ukrainës, i prekur nga shembja katastrofike e një dige, thanë autoritetet ukrainase.
 
“Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për granatimet e Khersonit gjatë evakuimit nga zonat e përmbytura pas shkatërrimit të digës hidroelektrike, Kakhovka. Të paktën nëntë persona, përfshirë policinë, personelin mjekësor dhe të shpëtimit, janë plagosur në qytet si rezultat i bombardimeve që ndodhën gjatë operacionit të evakuimit në vazhdim.”, tha përfaqësuesi i përhershëm i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Serhiy Kislitsa.
 
Ushtria ukrainase konfirmoi gjithashtu se gjatë natës rrëzoi 10 dronë rusë dhe katër raketa lundrimi.