Gjenevë, vazhdojnë negociatat për programin bërthamor të Iranit
Në Gjenevë kanë vazhduar negociatat mbi programin bërthamor të Iranit, të udhëhequra nga shefat e Diplomacisë amerikane dhe iraniane, John Kerry dhe Javad Zarif..

Ky raund i bisedimeve do të përfundojë sot, ku marrin pjesë delegacionet e Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë.
Sekretari amerikan i Shtetit në prag të takimit tha se ende ka dallime të mëdha të qëndrimeve dhe se SHBA është e gatshme edhe për të anuluar vazhdimin e negociatave në qoftë se Irani nuk provon se zhvillimi i programit të tij bërthamor është ekskluzivisht për qëllime paqësore.
Në anën tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Zarif, tha se Irani nuk do të pranojë marrëveshje të pakompletuara dhe të paqarta. Ai tha se për marrëveshje përfundimtare dhe të qëndrueshme nevojitet që pala tjetër të lirohet nga presionet e qarqeve politike që mbrojnë politikat represive ndaj Iranit. Si Kerry ashtu edhe Zarif, pajtohet që me kontekstin ekzistues të forcave dhe marrëdhënieve, vështirë të arrihet një përfundim i suksesshëm i bisedimeve.
