Maqedoni

Petrovska në ShBA, partneritet me gardën nacionale të Vermontit

09.06.2023 13:47

Në Berlington të ShBA-ve, në prani të ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, shefit të Shtabit të Përgjithshëm...

Në Berlington të ShBA-ve, në prani të ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, guvernatorit të shtetit federal të Vermontit, Fil Skot dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneralmajorit, Gregori Najt, solemnisht u shënua 30 vjetori i partneritetit midis Armatës sonë dhe Gardës Kombëtare të Vermontit. Me këtë rast, Petrovska theksoi se RMV në krahasim me të kaluarën, tani është një shtet që kontribuon në zgjidhjen e problemeve.
 
“Disa dekada më parë luftonim me kriza të brendshme. Sot jemi një vend anëtar i NATO-s. Para disa vitesh kërkuam ndihmë urgjente. Sot Maqedonia e Veriut nuk është më pjesë e problemit, ajo është pjesë e zgjidhjes. Përmes këtij partneriteti po ndërtojmë kapacitetet tona kombëtare, i përmirësojmë procedurat tona, e modernizojmë armatën tonë, por më e rëndësishmja është se kemi ndërtuar një miqësi shumë të fortë.”, - deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
 
Komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneralmajori Gregori Najt theksoi se pjesa më e rëndësishme e partneritetit është miqësia.
 
Krijuam miqësi të shkëlqyeshme në RMV dhe ajo mbeti gjatë. Me padurim i pret 30 vitet e ardhshme në të cilat ky partneritet do të arrijë potencialin e tij të plotë.”, - u shpreh komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, Gregori Najt.
 
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Vasko Gjurçinovski, ka porositur se tri dekadat e kaluara janë shënuar me bashkëpunim të shkëlqyer, mirëkuptim të ndërsjellë dhe shkëmbim të ideve dhe përvojave. Garda Kombëtare e Vermontit, është më shumë se një partner i Armatës, ka theksuar gjenerali, Gjurçinovski.
 
FLORIJE KAMBERI