Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, ish-ambasadori Baily: Hapet rruga drejt BE-së, epilogu pozitiv shihet më vonë
09.06.2023 14:09
Ish-ambasadori i ShBA-ve në Shkup, Jess Baily thotë se ndryshimet kushtetuese janë zgjidhje e qartë për veton bullgare....

Ish-ambasadori i ShBA-ve në Shkup, Jess Baily thotë se ndryshimet kushtetuese janë zgjidhje e qartë për veton bullgare. Në intervistë për zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, Bejli potencon se beneficionet e këtij procesi do të shihen pas disa viteve, ashtu siç ndodhi më Marrëveshjen e Prespës, epilogun pozitiv të së cilës nuk e konteston tash askush. Miratimi i amendamenteve kushtetuese të propozuara ia rrisin gjithashtu inkluzivitetin edhe më tepër vendit, thotë diplomati amerikan.
“Për fat të keq, për ta çuar procesin përpara, ju tani e keni veton bullgare. Ekziston një zgjidhje e qartë e paraqitur atje. Jo të gjithë e pëlqejnë këtë zgjidhje. Por, mendoj se pesë vjet që nga tani me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, pra pesë vitet e ardhshme, njerëzit do ta shohin se ky është një hap pozitiv për vendi. E kuptoj se shumë njerëz i kundërvihen dhe e bashkëndjejë frustracionin e tyre për këtë çështje.”, - deklaroi ish-ambasadori i ShBA-ve në Shkup, Jess Baily.
Tutje Baily konsideron se do të ishte zhgënjyese nëse do të ketë veto të re më të cilën do të frenohej rrugën e RMV-së drejt Bashkimit Evropian.
“Mendoj se ShBA-të do të ishin të zhgënjyer nëse ndodhin veprime të mëtutjeshme të kësaj natyre. Përderisa kaloni përmes procesit dhe hapni kapituj, disa vende të caktuara do të dëshirojnë të binden se vetë kriteret janë përmbushur, kështu që do të ketë edhe çështje të tjera në rrugë. Dhe prandaj mendoj se është me rëndësi çdo çështje të mos shihet si çështje jolegjitime mes vendeve anëtare, sepse ajo është pjesë e procesit. Ai do të jetë proces i gjatë, të kalohen disa kapituj, posaçërisht në sundimin e së drejtës. Vendi do të jetë nën mbikëqyrje të madhe, kjo është e qartë, si edhe Shqipëria dhe të tjerët.”, - theksoi ish-ambasadori i ShBA-ve në Shkup, Jess Baily.
Bejli është optimist se Maqedonia e Veriut një ditë do të jetë anëtare e BE-së, por nënvizon se nëse tani nuk fillojnë negociatat, sipas tij inkuadrimi në familjen evropiane do të shtyhet pa qenë e qartë korniza kohore.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
