Botë

Tiranë, kandidatët për ambasadorë opozita i cilëson si dështim të Qeverisë

09.06.2023 15:10

Një listë me dështim e ka cilësuar opozita në Komisionin e Politikës së Jashtme...

Një listë me dështim e ka cilësuar opozita në Komisionin e Politikës së Jashtme, listën me 12 kandidatë për ambasadorë të propozuar nga Qeveria, në pritje të dekretimit nga Presidenti i Republikës.
 
“Unë nuk i di arsyet, mund të jenë klientelizmat, përdorimi në mënyrë të parregullt i ambasadorëve. Ju keni sjell një listë ku shoh shumë pak njerëz që vijnë nga trupi diplomatik. Nuk ka demoralizim më të madh për trupën diplomatike se kjo listë.”, - deklaroi deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.
 
“Figura dhe personaliteti që i bëjnë nder përfaqësimit të Shqipërisë.”, - u shpreh Mimi Kodheli.
 
Dëgjesa e 4 kandidatëve nisën me prezantimin e Meri Kumbe, e propozuar për ambasadore në Izrael.
 
Kandidatja për ambasadore në Podgoricë, Zhaklina Peto vuri theksin tek “Open Balkan”, duke qenë se Mali i Zi ende s’ka aderuar në nisëm rajonale të ndërmarrë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
 
“Nisma “Open Balkan” një ougur shumë i mirë dhe shpresoj që shumë shpejt të jetë i realizueshëm.”, - deklaroi kandidatja për ambasadore në Malin e Zi, Zhaklina Peto.
 
“Ekspozeja e gjerë, duhet të paktën 7-8 mandate për t’u realizuar.”, - theksoi Agron Gjekmarkaj nga PD-ja.
 
Në prezantimin e tij për ambasador në aleatin më të madh dhe të rëndësishëm të Shqipërisë, Ervin Bushatit iu desh t’i përgjigjej skepticizmit të opozitës.
 
“E kam parë shumë aktiv në debate televiziv në krah të Qeverisë. A do të jeni në detyrë që të shndërroheni një ambasador i paanshëm atje.”, - u shpreh Agron Gjekmarkaj.
 
“Mendoj se kam kapacitetin se ajo që kam mbi supe sot është një detyrë patriotike që e tejkalon atë eksperiencë politike, pasi është një detyrë sublime.”, - theksoi kandidati për ambasador në ShBA, Ervin Bushati.
 
Në fund, para deputetëve platformën e saj për ambasadore pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, e prezantoi edhe kandidatja Vasilika Hysi. Edhe në këtë rast, opozita duke njohur historinë politike të Hysi, tha se nuk e mbështet si kandidim.
 
LULJETA NDOKA