Harden në ritëm të shkëlqyeshëm
Xhejms Harden është duke ecur me hapa të sigurt drejt titullit MVP në fund të sezonit. Basketbollisti më I mirë I Hjustonit, edhe pse nuk shënoi në asnjë nga shtatë orvatjet e para, në fund ishte më meritori për triumfin e ekipit të tij, ndaj Minesotës, të korrur me 113:102...
Harden, sfidën e mbylli me tripëll dabëllin e dytë të sezonit, duke regjistruar 31 pikë, 11 kërcime dhe dhjetë asiste. Te Roketsat, edhe pesë basketbollistë tjerë regjistruan pikë dyshifrore.
Goran Dragiç ka nisur të dominoj në fanellën e Majamit dhe ishte më meritori për triumfin prej 119:108 të ekipit të tij ndaj Filadelfisë. Basketbollisti slloven, regjistroi dabëll dabëll prej 23 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa më efikasi në rradhët e vendasve ishte Luol Deng, me 29 poena, derisa Duejn Vejd shtoi 18 të tjera.
Nga sfidat tjera, veçojmë fitoren bindëse të Çikagos ndaj Milluokit, si dhe humbjen e re të San Antonios, kësaj rradhe nga Juta. (Mustafa Ademi, TVM2)