Ish-lojtari i Kosovës ftohet nga Zvicra

09.06.2023 16:20

Mesfushori Uran Bislimi është ftuar nga Përfaqësuesja e Zvicrës për dy ndeshjet kualifikuese të "Euro 2024"....

Mesfushori Uran Bislimi është ftuar nga Përfaqësuesja e Zvicrës për dy ndeshjet kualifikuese të "Euro 2024". Lajmi është bërë i ditur të premten, pasi selektori Murat Yakin ka ftuar Bislimin dhe Haris Seferoviqin për ta zëvendësuar sulmuesin Breel Embolo.
 
Ai është pjesë e Luganos, ndërsa për herë të parë po ftohet te Zvicra. Bislimi më herët ka qenë pjesë e Kosovës, ku ka regjistruar dy paraqitje në ndeshjet miqwsore dhe ka shënuar 1 gol. Zvicra këtë muaj luan kundër Andorrës dhe Rumanisë në kuadër të Grupit I kualifikues. Pjesë e këtij grupi është edhe Kosova.