Benzema: Unë jam mysliman dhe jam në vendin tim
09.06.2023 16:23
Karim Benzema është prezantuar përpara 60 mijë tifozëve të Al-Ittihad në “King Abdullah Sports City”....

Karim Benzema është prezantuar përpara 60 mijë tifozëve të Al-Ittihad në “King Abdullah Sports City”. Sulmuesi francez bëri paraqitjen e tij në fushë në “King Abdullah Sports City” të Jeddah. Ai u prit me një ceremoni madhështore para 60.000 tifozëve, dyfishi i personave që pritën Ronaldon te Al-Nassr në janar, mes fishekzjarreve dhe koreografisë së madhe. Benzema kishte me vete edhe “Topin e Artë”, të cilin e solli para tifozëve të tij të rinj. Ish-sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema shpjegon arsyet që e shtynë të përqafonte projektin e klubit nga Arabia Saudite, Al-Ittihad. Benzema theksoi se e bëri këtë zgjedhje sepse është musliman.
“Zgjodha Arabinë Saudite sepse jam musliman dhe ky është një vend mysliman. Gjithmonë kam dashur të jetoj këtu. Vendosa të luaj për Al-Ittihad sepse është një nga klubet arabe më prestigjioze, me kaq shumë tifozë, dhe që në historinë e saj ka fituar kaq shumë trofe. Familja ime ishte shumë e lumtur kur u thashë se po lëviznim këtu. Arabia Saudite është vendi më i mirë për ne. Dua të flas rrjedhshëm gjuhën arabe. Meka është shumë afër këtu, gjë që është shumë e rëndësishme për një person si unë”-tha Benzema.
Sulmuesi francez ka firmosur deri në vitin 2026 me kampionët në fuqi të Arabisë Saudite, Al-Ittihad.
