Tridhjetë shiitë rrëmbehen në Afganistan

24.02.2015 13:29

Disa persona të armatosur kanë rrëmbyer 30 myslimanë shiitë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me autobus në provincën Zabul...

Shoferi i autobusit “ka parë një grup të personave të maskuar me uniformë të ushtirsë afgane, të cilët i kanë dhënë sinjal për t’u ndalur”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Sediq Sediqqi, ka thënë se policia është duke bërë “gjithçka të mundur” për të siguruar lirimin e grupit. Përgjegjësinë për rrëmbimet nuk e ka marrë ende askush.