Fazliji kthehet te St. Galleni?
09.06.2023 16:32
Betim Fazliji dëshiron kthimin te St. Galleni, pas vetëm një edicioni të kaluar te skuadra e Bundesligës 2, St. Pauli....

Betim Fazliji dëshiron kthimin te St. Galleni, pas vetëm një edicioni të kaluar te skuadra e Bundesligës 2, St. Pauli. Klubi gjerman e bleu atë për afër 800 mijë euro në verën e vitit të kaluar. Te skuadra me qendër në Hamburg nuk janë ndarë të kënaqur me qendërmbrojtësin 24-vjeçar që e përfaqëson Kosovën.
Fazliji luajti në vetëm 19 ndeshje, ndërsa ishte vetëm gjashtë herë titullar. Madje ai mori një karton të kuq në disfatën 1:0 në udhëtim te Fortuna Duesseldorfi dhe më pas u dënua edhe me tri ndeshje të tjera. Drejtori sportiv i St. Paulit pritet ta lërë të lirë futbollistin e Kosovës për rikthim në Zvicër, te St. Galleni, aty ku luajti 97 ndeshje. Me klubin zviceran Fazliji pati pesë gola të shënuar e një asistim.
