Po i vjen fund edicionit 2022/23 në futboll
09.06.2023 16:33
Manchester City do të hyjë në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën...

Manchester City do të hyjë në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, si një ekip i futbollit modern dhe me një peshë të rëndë financiare në krahasim me Interin. Kjo është një kthesë e re në historinë evropiane të dy klubeve që kanë operuar rrallë në të njëjtin nivel dhe statusi i të cilëve, brenda dhe jashtë fushës, ndryshoi rreth 12 vjet më parë.
Interi, si klub me histori, kishte traditën dhe trofetë, ndërsa City ishte një skuadër angleze e nivelit të tretë kur rivali Manchester Unitedi ngriti trofeun ikonik të Kupës Evropiane në vitin 1999.
