Kosova nis përgatitjet për dy ndeshjet eliminatore
09.06.2023 16:39
Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024...

Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024, kundër Rumanisë, më 16 qershor, në Prishtinë dhe kundër Bjellorusisë, më tri ditë më pas, në Budapest.
Këto dy përballje vlerësohen të rëndësishme për ecurinë e Dardanëve, andaj edhe fokusi i stafit teknik, por edhe i futbollistëve është për t’i përgatitur lojtarët sa më mirë. Në seancën e parë stërvitore morën pjesë shtatë futbollistë. Pjesa tjetër e futbollistëve është planifikuar të mbërrijë në ditët në vijim.
