KK “Forca” në Cyrih. Bushi, Ademi e Veseli pas medaljeve
Gjatë fundjavës në Cyrih të Zvicrës do të zhvillohet turneu ndërkombtar memorial “Claude Sittinger”, kurse Maqedoninë në këtë eviniment të fuqishëm do ta prezentoj KK “Forca” nga Shkupi me katër garues: Suhejb Veseli U10,-32kg, Isaki Suhela U12,-30kg, Arta Bushi U12,-35kg dhe Jusra Ademi U12,-39kg...

Nga dy garuesit e fundit pritet rezultat më të larta pasi ato do të paraqiten në tre kategori: kata, kumite dhe kata ekipore, ndërsa Veseli pritet të triumfoi në kata, pasi aty është i specializuar.
“Për këtë garë me trajnerin tonë, Muharem Imeri, jemi duke u përgatit që një kohë të gjatë, andaj po ndihem mirë dhe shpresoj se nga Zvicra do të kthehem me disa medalje. Gara sipas informatave që kemi do të jetë shumë e fuqishme sepse në të do marrin pjesë reprezentacione nga evropa qëndrore”, tha Bushi.
Nga ana tjetër, paraqitje të suksesshme pret edhe garuesija tjetër, Ademi.
“Kjo është hera e parë që marr pjesë në një turne me përmasa të tilla, andaj duhet të jemë e kujdesshme. Personalisht po ndihem mirë pasi kemi ushtruar profesionalisht në klub dhe pres rezultat pozitiv”, pohoi Jusra.
Ndryshe, KK Forca në këtë turne do të paraqitet edhe në kata individuale (Ademi, Bushi, Veseli).
“Në këtë turnir kam qen edhe para disa viteve dhe sipas asaj që kam parë është një aktivitet shumë i fuqishëm. Unë personalisht pres paraqitje të mira nga garuesit e mi dhe medalje”, deklaroi trajneri Imeri.
