Maqedoni

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

09.06.2023 18:46

Moti për këtë fundjavë dhe fillimin e javës së ardhshme do të jetë i paqëndrueshëm...

Moti për këtë fundjavë dhe fillimin e javës së ardhshme do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut.
 
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje të shiut.
 
Nga DPHM rekomandojnë qytetarët që në rast të vetëtimave, nuk duhet të qëndrojnë në ambiente ​​të hapura ose nën drunj.
 
Moti i ligë gjatë ditës së djeshme, shkaktoi dëme në Dellçevë, ndërsa sot komuna ka shpallur fatkeqësi natyrore për shkak të vërshimeve.