Maqedoni

LSDM mbledh këshillin ekzekutiv dhe qëndror, diskutohet marrëveshja Kovaçevski-Mickoski

09.06.2023 20:14

Kreu i LSDM-së, njëkohësisht kryteministër, Dimitar Kovaçevski ka mbledhë Këshillin Ekzekutiv dhe atë Qendror...

Kreu i LSDM-së, njëkohësisht kryteministër, Dimitar Kovaçevski ka mbledhë Këshillin Ekzekutiv dhe atë Qendror të partisë për të diskutuar marrëveshjen që dakodroi me kreun e VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski, në takimin e liderëve.
 
Kovaçevski thotë se epilogu i takimit me Mickovskin është bazë e mirë, për të zhbllokuar procesin e integrimit, prandaj pret që kjo të përkrahet edhe nga organet më të larta të LSDM-së.  
 
“Konsideroj se kjo është një bazë e mirë për të njoftuar Këshillin Qëndror dhe atë Ekzekutv të LSDM-së, për hapat e rradhës. Normal që do të hapet diskutim, si gjithmonë dhe Këshilli Qëndror dhe ai Ekzekutiv do të dalin me konkluza par hapat e mëtejmë. Shpresoj që gjithsecili do të mbajë fjalën e dhënë në konferencat për shtyp dhe komunikatat që lëshuan dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën në procesin integrues”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. 
 
Partia opozitare kërkon që kryeministri të japë dorëheqjen nga posti për shkak të krizës në të cilën ka zhytur vendin. Sipas VMRO-DPMNE-së, në vjeshtë duhen zgjedhje për të ulur tensionet në shoqëri, një qeveri kalimtare në të cilën BDI nuk do të marrë pjesë.
 
“Nervozizmi është në LSD sepse BDI po shkon në opozitë dhe disa nga të arsyeshmit në atë parti e dinë se VMRO-DPMNE do të udhëheqë një luftë të pakompromis kundër krimit në të gjitha nivelet. Nëse nuk kanë gabuar, nuk duhet të jenë nervozë. Presim dorëheqjen e Kovaçevskit. Por gjëja më e habitshme është se patriotët e vetëshpallur në fakt tani po luftojnë që BDI të qëndrojë në pushtet dhe që maqedonasit të ndahen”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
 
Në takimin e liderëve, Kovaçevski i propozoi Mickoskit të bëhet pjesë e qeverisë duke lëshuar pesë pozita për ta  me kusht votimin e ndryshimeve kushtetuese. Ofertë e cila pranohet nga opozita por pa pjesmarrjen e BDI-së në të, dhe garanci se ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi në ditën e mbajtes së seancës së dytë ndërqeveritare me Komisionin e Evropian.
 
Nga ana tjetër edhe BDI-ja, pranoi kërkesën e Mickovskit për të braktisë Qeverinë, me kusht që VMRO-DPMNE të mbështet ndryshimet kushtetuese, para formimit të qeverisë së zgjeruar.
 
SEDAT SELIMI