LSDM, vazhdojmë dialogun me grupet e punës

10.06.2023 14:06

Këshilli Qendror i LSDM-së mori vendim për formimin e grupit punues...

LSDM-ja do të formojë një grup të punës që do t`i vazhdojë negociatat me VMRO-DPMNE-në dhe partitë tjera politike për operacionalizimin e hapave të ardhshëm me qëllim të miratimit të ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Nga kjo parti nuk komentojnë nëse VMRO-DPMNE do mbetet në qëndrimet nga takimi midis liderëve për formimin e qeverisë teknike të gjërë që do të ketë për qëllim ndryshimin e kushtetutës.

“Praktikisht, kryetari i VMRO-DPMNE Mickovski është zotuar që të marrë pjesë në procesin e marrjes së vendimeve të nevojshme për integrim evropian të shtetit. Unë ndava qëndrimin dhe angazhimin e tij të deklaruar publikisht jo vetëm me kryesinë qendrore, por edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Mendoj se është keq nëse kryetari i VMRO-DPMNE-së tërhiqet nga zotimi i marrë. Nëse ka vendosur të tërhiqet, këtë duhet ta thotë në një takim zyrtar” - deklaroi Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

VMRO-DPMNE, LSDM të tregojë se cilin kusht e ka pranuar

Ndërkohë sipas VMRO-DPMNE-së që grupet e punës që i kanë paralajmëruar Socialdemokratët të kenë kuptim, at fillimisht duhet të thonë se cili nga dy propozimet e VMRO-DPMNE-së është i pranueshëm për ta.

“Propozimi i parë i kryetarit të VMRO-së, Hristijan Mickoski, është: Qeveri tranzitore pa BDI, dalje e BDI-së nga të gjitha nivelet dhe ndryshime kushtetuese që do të hyjnë në fuqi vetëm në ditën e anëtarësimit të Maqedonisë në BE. Propozimi i dytë i bërë nga VMRO-DPMNE janë zgjedhjet e parakohshme këtë vjeshtë, me tri data të dhëna që LSD duhet të mendojë se kur do të mbahen në shtator apo tetor, pastaj garanci nga institucionet evropiane për mbrojtjen e interesave kombëtare të Maqedonisë” – tha Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

Në takimin e liderëve, Kovaçevski i propozoi Mickoskit të bëhet pjesë e qeverisë duke lëshuar pesë pozita për ta  me kusht votimin e ndryshimeve kushtetuese. Ofertë e cila u pranua nga opozita por pa pjesmarrjen e BDI-së në të, dhe garanci se ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi në ditën e mbajtes së seancës së dytë ndërqeveritare me Komisionin e Evropian.

Nga ana tjetër edhe BDI-ja, pranoi kërkesën e Mickovskit për të braktisë Qeverinë, me kusht që VMRO-DPMNE të mbështet ndryshimet kushtetuese, para formimit të qeverisë së zgjeruar. (Gyltene Sinani, TVM2)