23 vite zgjat ndërtimi i shkollës “Rilindja”, autoritetet premtojnë zgjidhjen e problemit
23 vite më parë në këtë vend, në fshatin Sellcë të Tetovës...

23 vite më parë në këtë vend, në fshatin Sellcë të Tetovës filloi ndërtimi i shkollës fillore Rilindja,por ky ndërtim nuk përfundoi, për arsye se toka ku ndërtohet objekti lëviz dhe nuk është stabile,dhe rrezikon nxënësit. Banorët e fshatit ankohen se premtime nga autoritetet e vendit marrin vetëm në kohën e zgjedhjeve. Ndërkohë mbi 300 nxënës të shkollës “Rilindja” të fshatit Sellcë, vazhdojnë edhe sot të mesojnë në kushte jo të mira.
Ndërkohë ministri i Arsimit Jeton Shaqiri,tha se nga ministria janë bërë të gjitha përgatitjet për ndërtimin e Shkollës fillore “Rilindja| në Sellcë dhe presin lejen e ndërtimit nga komuna e Tetovës, dhe me pas të filloj tenderimi.
“Shkolla në Sellcë, jemi në komunikim me pushtetin lokal të komunës së Tetovës, lejen dhe miratimin që është dhënë nga Ministria e arsimit,është përfunduar. Informata të cilat i kam,nga ana e komunës së Tetovës se shpejti pritet të lëshohet leja,për shkollën e Sellcës, do ta pranoj lejen,është vendosur në program ndërtimi i shkollës kuptohet, që një herë do përfundojnë procedurat për tenderim. Vendi ku unë kamë qenë personalisht,tek një ish fushe aty kanë ra dakort që të ndërtohet,dhe ne si ministri kemi dhënë aprovim që të ndërtohet një institucion arsimor po në të njejtin vend”. – tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Nga komuna e Tetovës theksuan se leja e ndërtimit dhe dokumentacioni i nevojshëm për ndërtimin e shkollës fillore “Rilindja” në Sellcë është dërguar këto ditë në ministri të arsimit dhe presën që kjo e fundit të realizojë investimin.
“Nga ana e komunës së Tetovës janë kryer të gjitha procedurat, projekti ka kaluar dhe leja e ndërtimit është marrë. Ne si sektor për Veprimtari publike e kemi njoftuar Ministrinë e Arsimit, këto ditë se procedurat nga ana e komunës janë gati, janë të kryera, kështu që ne shpresojmë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës në një afat sa me të shkurtur kohor të japë pëlqimin dhe të filloj me ndërtimin e shkollës se re në fshatin Sellcë” – u shpreh Valedin Ademi nga Sektori për Arsim pranë Komunës së Tetovës.
Vendi ku duan të ndertoohet objekti i shkollës është ish fusha sportive e kësaj shkolle, por, mbetet të shihet se edhe sa vite duhet të presin nxënësit e Sellcës që e njejta të bëhet realitet. (Visar Sadiku, TVM2)
