Kumanovë: Realizohet projekti “Respektimi i dallimeve dhe mediacioni”

10.06.2023 15:25

Tash e një kohë në Kumanovë po realizohet Projekti...

Tash e një kohë në Kumanovë po realizohet Projekti “Respektimi i dallimeve dhe Mediacioni”, në kuadër të të cilit janë të angazhuar 24 nxënës, nga të dy etnitë, shqiptare dhe maqedonase.

Nxënësit vijnë nga 3 shkollat e mesme të Kumanovës si ShMK Teknike “Nace Bugjoni”, ShMK Ekonomike “Pero Nakov” dhe ShMK Gjimnazi “Goce Dellcev”. 

Projekti i udhëhequr nga koordinatorja Divna Jankova e Shoqatës “Doverba”, ka për qëllim afrimin e nxënësve mes vete pa dallim etnie apo feje, si dhe trajnimin e Mediatorëve të rinjë.

“Ky projekt kishte për qëllim që përveç shoqërimit të shkollarëve të mesëm të këtyre tre shkollave të krijojë një klimë të mirëfilltë intelektuale, emocionale e sociale me tyre. Poashtu qëllimi ishte edhe që ti aftësojmë që në të ardhmen të bëhen si mediatorë apo ndërmjetësues për zgjidhjen e problemeve të ndryshme filllimisht mes të rinjëve, mes shkollarëve të mesëm, por pse jo edhe në instanca më të larta” – u shpreh Albina Berisha, profesoreshë në SHMK Ekonomike, “Pero Nakov” – Kumanovë.

Edhe nxënësit pjesëmarrës në këtë proekt shprehen të kënaqur, pasi sipas tyre, organizime të këtilla ndihmojnë në afrimin dhe respektimin e ndërsjelltë.

Projketin për Mediacion e kemi fillu prej vitit të kaluar, çdo vit mundohemi të marrim nxënës të rinjë me qëllim që të vetëdisohen gjenerata e reja me qëllim most ë vije deri te paraqitja e konflikteve në bazë të dallimeve. Unë vet, vitin e kaluar isha nxënëse e Mediacionit kurse këtë vit jam Mediatore. Këtë temë e kishim në debat ku pjesëmarrës ishte edhe ministri i MASH, dhe shumë shkolla nga RMV” – deklaroi Fatjona Sulejmani, nxënëse në SHMK “Nace Bugjoni” – Kumanovë.

“Ishte diçka e veçantë, takuam shoqëri të re, lojra të reja dhe ishte gjithçka e mirë sepse ishte e dobishme për ne dhe risi Mediacioni, kënaqësi të isha prezente sepse mësova gjëra të reja” – tha Hirisha Abazi, nxënëse në SHMK “Nace Bugjoni” – Kumanovë.

“Në këtë projekt jemi aftësuar se sit ë bëhemi Mediator, sit ë zgjidhim një problem mes dy personave, gjithashtu krijuam një puntori në shkollën tonë të cilë mëpastaj ua kemi përcjellur kryetarëve të klasave” – theksoi Diana Musliu, nxënëse në SHMK “Pero Nakov” – Kumanovë.

Gjithashtu në kuadër të këtij proekti u organizua edhe një seminar ku pjesëmarrës ishin mësimdhënësit si dhe prindërit e nxënësve, e që gjatë realizimit të tij u këmbyen përvoja e njohuri të ndryshme për respektimin e dallimeve, se si nxënësit të respektohen pa marr parasyshë dallimet etnike e fetare. (Fatlum Aqifi, TVM2)