Çair, shtrenjtohet regjistrimi në çerdhe

11.06.2023 12:06

Qytetarët e anketuar nga TVM2....

Nga muaji qershor ,cmimi për regjistrim në çerdhe në Komunën  e Cairit është shtrejtuar për 33 përqind, në vend të 1500 denarë, prindërit do të paguajnë 2 mijë denarë për një fëmijë. 

Qytetarët e anketuar nga TVM2 shrehen të pakënaqur me rritjen e cmimit të çerdheve. Thonë se nuk mbeti asgjë pa shtrenjtuar, ndërsa të ardhurat nuk janë të mjaftueshme për ta kaluar muajin.                                

“Rritja e çmimeve në përgjithësi vetëm se e ngarkon popullatën nuk e kisha preferuar”.

“Të gjitha gjërat i kanë shtrejtuar tash mangut ishte vetëm edhe cerdhet ti shtrejtojnë. Nuk është aspak i mirë ky shtrejtim sepse standardin e kemi të ulët”.                       

“Nuk është mirë që është rritë cmimi por ata e dijnë vet. Nuk është në rregull se duhet ta shikojnë situatën” – thanë disa nga qytetarërt e intervistuar nga TVM2.               

Drejtuesit e çerdheve e arsyetojnë rritjen e çmimit për regjistrim në çerdhe, me shtrenjtimin e produkteve ushqimore dhe higjienike si dhe rritja e pagës minimale.

Çmimi i çerdheve është i njejtë që nga viti 2006 ndërsa tani jemi viti 2023. Nëse paga minimale arrin 20 mijë denarë, paga mesatare në vend arrin 33 mijë denarë. Përparsi për tu regjistruar në shkollë kanë fëmijët, prindërit e të cilëve janë të punësuar. Ne, si çerdhe nuk jemi institucione sociale. Rritja e çmimeve të të gjitha produkteve ushqimore dhe higjienike na detyroi të kërkojmë rritje të çmimit në çerdhe. Dy mijë denarë është reagim i pabazë i prindërve, sipas vlerësimit tim sepse pfrojmë mëngjes, drekë dhe rosti¬çeri. Ofrojmë qëndrim të fëmijëve deri në orën 18. Këtu përfshihet larje, hekurosje, përdorim rrymën industriale” – tha Drejtoresha e çerdhes “Borëbardha”, Narell Salih Buçi.

Nga çerdhja Borëbardha thonë se rregullorja e çerdheve ofron zbritje të çmimit për raste të caktuara.

Nëse shfrytëzuesi i shërbimit ka 3 ose më shumë fëmijë në çerdhe, atij i miratohet zbritje prej 50 % për fëmijën e tretë, të katërt ose të pestë. Nëse një nga prindërit vuan dënimin  me burg, shfrytëzuesit të shërbimit i ofrohet zbritje 100 %.

Kjo zbritje gjithashtu i ofrohet edhe shfrytëzuesit të shërbimit nëse fëmija gjatë periudhës që është i regjistruar në çerdhe i nënshtrohet një intervenimi kirurgjikal.

Shtrenjtimi i çerdheve u propozua nga drejtuesit e çerdheve ndërsa u miratua nnga Këshilli Komunal. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)