Musliu, partitë maqedonase të pajtohen për heqjen e 20%

11.06.2023 12:35

Nuk mundet VMRO-DPMNE-ja apo ndodnjë subjekt tjetër politik maqedonas...

Nuk mundet VMRO-DPMNE-ja apo ndodnjë subjekt tjetër politik maqedonas të pret mirkuptim prej shqiptarëve për një sjellje arrogante dhe të pa logjikshme të palës bullgare, e nga ana tjetër të mos ket mirkuptim për ndjesin e shqiptarëve në këtë vend.

Kështu vlerëson analisti politik Albert Musliu, duke theksuar se shqiptarët duhet të mbajnë një qëndrim të unifikuar rreth largimit të formulimit të turpshëm të 20 për qindëshit. Edhe më e rrugës do të ishte që ky mirkuptim sipas Musliut të vije nga pala maqedonase, por jo me kushtëzime.

Gadishmëria e VMRO-së që t ëhy në ndryshimet Kushtetuese, edhe gadishmëria e sajë për atë që të bëjnë kompromis edhe kjo është e pa kontestueshme. Pra VMRO-ja nuk thot se nuk jemi për ndryshimet, por po i kushtëzon ndryshimet, pra nuk po e kontestojnë se mund të hyjnë në procesin e ndryshimeve kushtetuese. Nuk mundet që VMRO-DPMNE-ja dhe komuniteti maqedonas të kërkoj prej shqiptarëve mirkuptim, për një sjellje arogante dhe e pa logjikshme për mua të palës bullgare, e nga ana tjetër mos të ketë mirkuptim për ndjesit tonë, sepse edhe ne e përbëjmë këtë shtet. Për ta prezantuar këtë si qështje mendoj se është legjitime, që ajo të rrije si temë është legjitime, por për tu kushtëzuar, mendoj se nuk është momenti për tu kushtëzuar” – tha analisti politik, Albert Musliu.

Ndryshimet kushtutuese, Musliu: Të mos kushtëzohen me zgjedhje

Musliu poashtu thekësoi se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të kenë lidhshmëri me Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare, por edhe nëse kushtëzohet njëra me tjetrën, ai është i mendimit se fillimishtë duhet të kalojnë ndryshimet kushtetuese, e pastaj të mendohet për zgjedhje.   

“Unë nuk shoh shkas se duhet të kushtëzohen ndryshimet kushtetuese me zgjedhjet parlamentare. Sepse Zgjedhjet Parlamentare bëhen për shprehjen e vullnetit të popullit, ndërsa ndryshimet Kushtetuese bëhen për fillimin e negociatave, dhe hapjen e kapitujve. Por fatkeqësishtë ne jemi peng që 6 apo 7 muaj që ato dy tema i lidhin bashk, por nëse është e nevojshme pas ndryshimeve kushtetuese le të mbahen zgjedhjet e parakohshme, për tja përmbush edhe dëshirën e fundit liderit të opozitës, por pa kaluar ndryshimet kushtetuese, nuk shoh shkas që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare” – u shpreh Musliu.

Musliu thekësoi, dhe është optimishtë se partitë politike do të gjejnë gjuhën e përbashkët, dhe deri në fund të muajit, do të gjejnë një mundësi që ti fillojnë ndryshimet kushtetuese dhe të vazhdon rruga e integrimit europian, sepse në të kundërtën RMV-në e presin shumë të panjohura. (Fitim Kryeziu, TVM2)