ESHT: Bie numri i divorceve

11.06.2023 14:46

Numri i divorceve në vitin 2022....

Numri i divorceve në vitin 2022 shënon rënie prej 17.9% krahasuar me vitin 2021 dhe arrin në 1 613 divorce, njofton Enti Shtetëror i Statistikës.

Më pak martesa, 38 ose 2.4% gjatë vitit janë divorcuar në muajin gusht dhe më së shumti 195 ose 12.1% në muajin mars.

Sipas moshës, numri më i madh i divorceve, 298 ose 18.5% te femrat dhe 281 divorce ose 17.4% te meshkujt kanë ndodhur në të njëjtën grupmoshë 30-34 vjeç.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, shumica e divorceve 269 ose 18.5% tek femrat dhe 360 ose 22.3% kanë ndodhur nga 5 deri në 9 vjet pas martesës.

Avokati Jusuf Useini, thotë se pjesa dërrmuese e cifteve ndahen shkak i mosmarrveshtjeve dhe pjesa më problematike në procesin e ndarjes është kur cifti kanë fëmijë.

Një ndër problemet dhe indikatorët është se bashkëshortët nuk mund të gjëjnë gjuhë të përbashkët. Si avokat për këtë problematikë insistoj të palët duke luajtur rolin e mediatorit, sidomos ku ka në mës fëmijë të mitur. Kur nuk kanë fëmijë proceset gjyqësore kryhen me një seancë. Të ata që kanë fëmijë bëjmë kontratën paraprake për të drejtat prindërore, për vizitat e rregullta që do këtë njëri prind që nuk do të jëtojë më fëmijën si dhe vlerën e animentacionit” – deklaroi Jusuf Huseini, avokat për problemet e shkurorëzimeve.

Huseini: Shumë divorce janë të rrejshme

Sipas Huseinit, egzistojnë edhe shumë divorce të rrejshme. Shkaku i kushteve të vështira ekonomike dhe emigrimit jasht vendit, burrat largohen në vendet e BE-së dhe për të marr shtetësin e ndonjërit nga vendet e BE-së, ata rimartohen përsëri me martesa të rrejshme, deri në rregullimin e dokumentacioneve qe më pas të ribashkohen me familet e tyre.

“Vitet e fundit, kemi edhe shkurorëzime “fiktive’. Me shkurorëzime fictive nënkuprojmë, për shkaqt ekonomike dhe për rregullimin e statusit social. Personave që emigrojnë në shtetet e BE-së, një ndër kushtet për rregullimin e statusit ju kërkohet si kusht të kënë kurorë me ndonjë person që ka shtëtësi të atij vendi. Tash ai, duhet ta kryej shkurorëzimin këtu, që të shkojë atje” – u shpreh Jusuf Huseini, avokat për problemet e shkurorëzimeve.

Ndërkohë ,numri i martesave të lidhura gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin paraprak, është ulur për 3.4 % dhe arrin në 12 882. Shumica e martesave, 1 851 ose 14.4 % janë lidhur gjatë muajit gusht, ndërsa më së paku kemi gjatë muajit nëntor, 761 ose 5.9 %.

Më së shpeshti kemi kurorëzime në martesë të parë, edhe atë me një pjesëmarrje prej 93.7 % për femra dhe 93.2 % për meshkuj.

Nga numri i përgjithshëm i kurorëzimeve, burrat kanë një pjesëmarrje më të madhe në martesa të dyta me 6.3 % dhe të treta me një pjesëmarrje prej 0.5%.

Gjatë vitit 2022, numri më i madh i kurorëzimeve prej 4 263 janë të lidhura te gratë në moshë prej 25 deri 29 vjeç ose 33.1 %.

Mosha mesatare e martesës së parë është 27.4 vjeç për femrat dhe 29.9 vjeç për meshkujt. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)