Qendra rajonale për arsim profesional, Tetovë, “Mosha Pijade” vazhdon me emër të vjetër

11.06.2023 13:08

Qendra Rajonale për Arsim Profesional “Mosha Pijade” në Tetovë...

Qendra Rajonale për Arsim Profesional “Mosha Pijade” në Tetovë vazhdon të funksionojë me emër të vjetër që nuk përkon me realitetin etnik në qytetin e Tetovës.

Për Mosha Pijade, dihet se ka qen një ish fotograf me prejardhje sllovene, dhe ende nuk dihet se pse kjo shkollë e mban këtë emër. Iniciativa për ndryshimin e emrit ka pasur në të kaluarën por, iniciativa ka mbetur pezull dhe nuk është procesuar më tej.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, gjatë vizitës që i bëri kësaj qendre, është shprehur se nëse ka një iniciativë nga vet shkolla dhe ka një dakordësim mes palëve në këtë shkollë do të ishte i gatshëm që të pranojë ndryshimin e emrit. 

“Nuk jam kundër asnjë iniciative që vjen nga baza që do të thotë se çdo iniciativë që vjen nga Bordi i Shkollës, nxënësit, këshilli i prindërve do të respektohet dhe vlerësohet maksimalisht secilën iniciativë.Në kohën në të cilën jetojmë, insititucionet arsimore, rrugët, nuk duhet të shohim dallimet që mund të bëjnë emrat e njërës apo tjetrës palë, pra të gjithë duhet ti vlerësojmë në mënyrë të barabartë.Kështu që nuk shoh kundërshtim, nuk i di propozimet që kanë qenë në atë kohë, nuk di propozimet që mund të vijnë në të ardhmen por do të vlerësoj nëse vjen çdo lloj propizimi”. – tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Nga ana tjetër, nga drejtoria e Qendrës Rajonale për Arsim Profesional “Mosha Pijade” në Tetovë, thonë se për këtë çështje do të duhet që të ketë një iniciativë nga këshilli i prindërve dhe këshilli i shkollës.

“Të jemi të sinqertë, Mosha Pijade, është një emër që nuk na takon as neve por as palës maqedonase , pra duhet që të meremi vesh.Kjo varet nga këshilli i shkollës, këshilli i prindërve dhe çdo iniciativë që do vjen nga këta organe ne jemi të detyruar ta përcjellim tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sepse jemi nën ombrellën e tyre”. – u shpreh Zv.Drejtori i “Mosha Pijade”, Sherif Abdryrahmaj.

Të njejtin fat e kanë edhe shumë shkolla të mesme në Tetovë të cilët edhe sot e kësaj dite mbajnë emra që nuk janë vullnet i vedbamimeve, dhe nuk mund të ndryshohen pasi duhet kalojnë me 2/3 në këshillin komunal. Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka theksuar se këto emra do të ndëryshohen dhe shkollat në Tetovë do të kenë emra që e merritojn ndër vite. (Visar Sadiki, TVM2)