Ndryshimet kushtetuese, LSDM: Mickovski publikisht pranoi
LSDM është e gatshme të vazhdojë...

LSDM është e gatshme të vazhdojë dialogun për ndryshimet kushtetuese me VMRO-DPMNE-në, por kërkon që partia më e madhe opozitare të deklarohet nëse mbetet në qëndrimet e deklaruara në takimin e liderëve të dy partive, Dimitar Kovaçevski dhe Hristijan Mickoski, të mbajtur të mërkurën njoftojnë ga kjo parti.
Mickoski publikisht, para gjithë opinionit maqedonas pranoi ndryshymet kushtetuese thonë në LSDM.
“I dhamë dorën edhe opozitës, i dhamë dorën për dialog, një shans që të bashkohen për të ardhmen e vendit. Tani kemi një moment të ri në skenën politike, një retorikë të re krejtësisht ndryshe nga ajo që kemi dëgjuar gjatë gjithë vitit të kaluar. Të mërkurën e kaluar Hristijan Mickovski pronoi ndryshime kushtetuese, këtë e tha publikisht në një konferencë për media dhe e përsëriti më vonë në një deklaratë për media të nesërmen” – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
VMRO-DPMNE: Kovaçevski të tregojë cilin kusht e pranon
Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, para negociatave të mëtutjeshme, kërkon që LSDM të deklarojë se cili nga dy propozimet e tyre të paraqitura në takimin e liderëve është i pranueshëm për socialdemokratët.
“Tani më me rëndësi është që Dimitar Kovaçevski, në vend të manipulimeve, menjëherë del në publik dhe thotë se cili propozim i VMRO-DPMNE-së është i pranueshëm. Propozimi i parë është hyrja në fuqi me afat të shtyrë e ndryshimeve kushtetuese deri në momentin kur Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe qeveri kalimtare pa BDI-në, ose propozimi i dytë është zgjedhje në vjeshtë, garanci nga institucionet e BE-së për identitetin shekullor dhe veçoritë maqedonase dhe një paketë ndihme nga Komisioni Evropian” – u shpreh Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
Ndërkohë BDI, mbrëmë pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore njoftoi se i pranon parakushtet që i janë drejtuar për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e rrugës evropiane të vendit dhe se do të mbështesë një Qeveri pa pjesëmarrjen e saj, ditën kur hyjnë në fuqi ndryshimet në Kushtetutë. (Gyltene Sinani, TVM2)
