Likovë, riaktivizohet shoqata e fermerëve “agrokultuura”

11.06.2023 14:15

Shoqata e fermerëve “Agrokultura” në Likovë...

Shoqata e fermerëve “Agrokultura” në Likovë, e themeluar që nga viti 2003, me qëllim të vetëm për t’u dalë në ndihmë dhe për t’i dhënë mbështetje morale e administrative sadopak fermerëve të kësaj ane, me çka edhe pati sukses.

Mirëpo për një kohë disa vjeçare ndërpreu aktivitetin, si pasojë e mospërfilljes së kërkesave të shumta të kësaj shoqate nga ana e institucioneve shtetrore, kërkesa që ishin në dobi të fermerëve.

Së fundmi para disa javëve me kërkesë të bujqëve e blegtorëve kjo shoqatë dhe kryesia e saj gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme arritën ta riaktivizojnë përsëri shoqatën e fermerëve “Agrokultura”.

“Para një periudhe, disa anëtar të kryesisë, blegëtorë vërjetën se pa shoqatë, pa një riorganizim nuk munden të funksionojnë si duhet dhe na kërkuan që të ristartojmë, ti kthehemi aktiviteteve me shoqatën, dhe vendosëm ta riaktivizojmë shoqatën” – tha Kryetari i Shoqatës së fermerëve “Agrokultura”, Menduh Nuhiu

Nuhiu, thotë se si pasojë e injorimit të kërkesave të fermerëve, kultura të ndryshme bujqësore në rajonin e Likovës me kalimin e kohës po shuhen.

“Komuna e Likovës është një komunë rurale e cila lirisht mund të them se 90% merret me bujqësi. Në kohët e mëhershme në këtë rajon ka qenë si kulturë industriale duhani, por me erërat që fryn në RMV u eliminua si kulturë dhe ngelëm pa të. Tash për momentin banorët janë të koncetruar dhe po zhvillojnë blegtorinë, sado që janë sigurisht se edhe ata kanë derte dhe halle” – deklaroi Nuhiu.

Nga kjo shoqatë, na njoftuan edhe me problemet që i tangojnë më së shumti fermerët, ku ndër të parat zë vend subvencinimi i tyre.

“Problemet më të shumta janë pagesa e zubvencioneve të cilat ndahen nga qeveria, edhe pse të njejtat janë të mirëseardhura, mirëpo kriteret të cilat i kërkojnë kohë pas kohe po i ndryshojnë, dhe kjo po ua vështirëson edhe më tepër punën” – theksoi Nuhiu.

Ndryshe, shoqata e fermerëve “Agrokultura” Likovë, i fton të gjithë fermerët e rajonit të Likovës që të shprehin hallet dhe problemet e tyre me qëllim që bashkarisht ti eliminojnë ato. (Fatlum Aqifi, TVM2)