Spasenovski, Qeveria pa BDI-në do ti komplikonte punët
Në kushtet të sfidave të vështira politike....

Në kushtet të sfidave të vështira politike, siç është ngecja eventuale e integrimeve evropiane, mendoj se më së paku që i duhet këtij vendi është përjashtimi i BDI-së nga pjesëmarrja në qeverisjen e vendit, thotë profesori i së drejtës kushtetuese, Aleksandar Spasenovski. Sipas tij krijimi i një Qeverie të gjërë pa BDI-në së do të komplikonte më tej rrethanat politike në vend.
“Mendoj se më e pakta që i duhet këtij vendi. është një ndërlikim shtesë me raste dhe me një problem të ri të brendshëm politik, si pasojë e përjashtimit të një partie të rëndësishme politike nga pjesëmarrja në qeverisjen e vendit. Pra, nga pikëpamja e arsyeve të kërkesave të VMRO-DPMNE-së për përjashtimin e BDI-së, mund të gjejmë arsye, por nga pikëpamja nëse një zgjidhje e tillë kontribuon apo pengon, konkluzioni im është se nuk është e dobishme për stabilitetin e shtetit dhe për tejkalimin mundësisht më të lehtë dhe më të mirë të sfidave politike me të cilat po përballemi”. – tha profesori universitar, Aleksandar Spasenovski.
Ndryshimet kushtetuese me afat të shtyer, nuk paraqesin problem, teknikisht të mundshme
Spasenovski, konsideron se nuk paraqet problem dhe ka mundësi që ndryshimet kushtetuese të miratohen me afat të shtyer, që në fakt është propozimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Spasenovski shton se sipas sistemit kushtetues juridik të Maqedonisë, kjo bëhet me Ligjin për zbatimin e Kushtetutës.
“Ka pasur raste kur disa amendamente që janë miratuar dhe janë bërë pjesë e kushtetutës së vendit janë zbatuar më vonë ato kanë filluar të aplikohen më vonë. Shembulli më i fundit për ne është shembulli i vitit 2019 -tës me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, kur për një pjesë të amendamenteve që u miratuan me atë rast, ishte i paraparë zbatimi i vonuar ose një periudhë e gjatë për ti relizuar ndryshimet dhe për tu bërë të plotfuqishme”. – deklaroi Spasenovski.
I pyetur se cilat janë sfidat nëse nuk i miratojmë ndryshimet kushtetuese Spasenovski potencoi se mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese hap një periudhe problematike për shtetin në të cilën duhet t’i jepet përgjigje pyetjes se çfarë të bëhet me integrimet evropiane, me modernizimin e shtetit në kushtet e stagnimit të integrimeve të RMV së në Bashkimin Evropian potencoi Spasenovski për Radion Europa e lirë. (Flutura Latifi, TVM2)
