Maturantët e Strugës kanë zgjedhur Tetovën dhe Shkupin për studime

11.06.2023 16:38

Me entuiziazëm dhe ambicie të qarta...

Me entuiziazëm dhe ambicie të qarta për të arritur diçka, maturantët e Strugës përfunduan me sukses mësimet në shkollë të mesme.

Të mbushur me shpresë dhe vendosmëri, ata tani do të nisin kapitullin tjetër të rrugëtimit të tyre arsimor teksa përgatiten për të ndjekur studimet universitare.

Nxënësit të cilët pranuan të flisnin para kamerës sonë thane se kanë zgjedhur Tetovën dhe Shkupin për studime, ndërsa u shprehën se synimet e tyre janë të studiojnë në vendin tone e më pas edhe të punësohen këtu për të vazhduar jetën në vendlindje.

Ndërsa një numër i konsiderushëm i maturantëve të cilët nuk preferuan të flisnin para kamerës, përveç Shkupit dhe Tetovës kishin si opsion edhe Tiranën për të vazhduar studimet, kryesisht në drejtimin e mjekësisë.

“Unë mendoj studimet t’i vazhdoj në Universitetin e Shkupit, sa i përket drejtimit e kam zgjedhur mjeksinë është një drejtim që e kam dasht çdoher prej në fëmijëri, më pëlqen të jem njeri human”.  

“Un mendoj të shkoj për ekonomi për shkak se e kisha edhe në gjimnaz, edhe mendoj që të gjej edhe punë, ka arsye pse të hyj aty, mendoj që do jetë mirë për mua do jetë diçka që e di sepse kam marr të dhëna prej në gjimnaz.”

“Unë mendoj që të vazhdoj studimet në Universitetin e Tetovës, në drejtimin e mjekësisë së përgjithshme, ka qenë një ëndërr ër mua prej në fëmijëri më ka pëlqyer si drejtim dhe pse jo të vazhdoj këtu dhe ti ndihmoj njerëzit.”

“Kam vendosur të vazhdoj studimet në universitetin e Shkupit, mendoj në drejtimin informatik pasi sot jetojmë në një kohë ku teknologjia përparon më shumë dhe mendoj që është një drejtim i përshtatshëm për mua.”

“Un mendoj që në të ardhmen të bëhem grafik dizajnere, e kam zgjedh këtë drejtim sepse më pëlqen të përdor anën time kreative dhe në jetën time të bëj gjëra sa më të ndryshme të cdilat mund ta shpreh talentin më tepër.” – thanë disa nga maturantët e intervistuar nga TVM2.

Drejtimet që maturantët struganë i shohin si opsion për të vazhduar studimet e tyre janë kryesisht mjeksia e përgjithshme, informatika dhe gjuhët e huaja. Ata thanë se kanë zgjedhur këto drejtime për shkak se mund të japin kontributin e tyre në shoqëri, por edhe sepse i shohin këto drejtime si mundësi të mira për tu punësuar pas studimeve. (Ilmije Zhaku, TVM2)