Ushtria ukrainase, po zhvillohen luftime të ashpra
Ushtria e Ukrainës ka raportuar....

Ushtria e Ukrainës ka raportuar për luftime të ashpra në lindje të vendit ndërsa forcat ruse përpiqen të marrin kontrollin e plotë të rajoneve pjesërisht të pushtuara të Luhanskut dhe Donjeckut.
Kundërshtari vazhdon të përqendrojë përpjekjet e tij kryesore në përpjekjet për të pushtuar plotësisht rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Fokusi i forcave ruse në rajonet Luhansk dhe Donjeck vazhdon të rritet derisa ushtria ukrainase po zhvillon një kundërofensivë të madhe që synon rimarrjen e territorit ukrainas të pushtuar nga Moska.
Të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi se kundërofensiva e shumëpritur kishte filluar.
“Aksionet kundërsulmuese dhe mbrojtëse po zhvillohen në Ukrainë, në të cilën fazë, nuk do të them në detaje. Ju duhet të keni besim në ushtrinë tonë, dhe unë besoj në to. Jam në kontakt të përditshëm me komandantët tanë. Për momentin të gjithë janë pozitivë”. – deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Rusia synon marrjen në kontroll të Donbasit
Përmbytjet u tërhoqën pak në disa pjesë të Ukrainës jugore të shtunën, por në zona të tjera nivelet e ujit u rritën në fillim të ditës ndërsa operacionet e shpëtimit vazhduan.
Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake rajonale në rajonin Herson, tha në Telegram se 35 vendbanime u përmbytën në bregun e djathtë të Dnjepër dhe se 3,763 shtëpi ishin nën ujë.
Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës njoftoi se të paktën 27 persona janë zhdukur në zonat e përmbytura të Herson. (Flutura Latifi, TVM2)
