Unioni i nxënësve të shkollave të mesme zgjedh për Kryetar, Berin Muhamed

11.06.2023 18:43

Berin Muhamed është zgjedhur Kryetar i ri i Unionit të nxënësve...

Berin Muhamed është zgjedhur Kryetar  i ri i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme.  Ai vjen nga gjimnazi “Zef Lush Marku” nga Shkupi, ndërsa kundërshtare e tij ishte Iva Trpevski nga gjimnazi “Mirko Mileski” nga Kërçova. Ai thotë se do të vazhdojë aktivitetet rinore nga viti i kaluar.

“Përveç që do ti shtyej  aktivitetet të zhvillohen më tepër në çdo shkollë të mesme poashtu do ta shtjelloj edhe problemin  e librave , sepse disa ibra mungojnë, disa janë të vjetra dhe na duhen të rinj, prandaj mendoj se është ide shum e mir që përveç librave të letrës, librat që i kemi të vjetra ti kemi edhe online dhe ti përdorim më shumë”. – tha Kryetari i Sindikatit të Gjimnazistëve, Berin Muhamed.

Zgjedhjet ishin demokratike dhe në këtë moment Unioni është plotësisht i unifikuar, theksoi Iva Trpevski, e cila u zgjodh nënkryetare e gjimnazistëve.

“Jam zgjedhur nënkryetare e lidhjes së nëxnësve të shkollave të mesme.  Përmes zgjedhjeve që u relizuan në mënyrë demokratike , mund të them se në këto momente Unioni është tërësisht i unifikuar” – deklaroi nënkryetarja e Sindikatit të gjimnazistëve, Iva Trpevski.  

Për  formimin e grupit  viber dhe kopjimin në  testin e gjuhës angleze në maturën shtetërore, presidenti i mëparshëm Pavicevic deklaroi se i vjen keq që sistemi e ka lejuar një gjë të tillë.

“Ajo që ndodhi dje mund të them se paraqet një kolaps të vetëdijes sonë kolketive. Faji për këtë u takon të gjithve , atyre që kanë kopjuar dhe atyre që kanë lejuar kopjimin”. – u shpreh ish Kryetari i Unionit të nxënësve, Lluka Paviçeviç.

Votimi në Kongres ishte  natyres hibride, ata që kishin pengesa të jenë të pranishëm fizikisht , votuan online. (Flutura Latifi, TVM2)