Maqedoni

Parashikimi i motit

12.06.2023 08:49

Moti sot do të jetë me kthjellime, por nga orët e mesditës dhe më pas parashikohet shtim vranësirash deri të dendura....

Moti sot do të jetë me kthjellime, por nga orët e mesditës dhe më pas parashikohet shtim vranësirash deri të dendura. Vranësirat në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të mesatar deri dhe të lartë. Reshjet me intensitet të lartë do të jenë në periudha afatshkurtra dhe pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe erë të përforcuar. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10°C deri në 17°C ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20°C deri në 27°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me vranësira të ndryshueshme ndërsa pasdite me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 14°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 24°C. 
 
Edhe për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.