SHBA, të shtëna në një universitet, tre të plagosur

24.02.2015 15:08

Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri në zonën ndërmjet parkingut dhe fushës së futbollit në Universitetin “Bethune-Cookman” në Florida të Shteteve të Bashkuara...

Forcat e policisë kanë arritur menjëherë të vënë në pranga dy të dyshuarit si agresorë të sulmeve. Emrat e të ndaluarve ende nuk janë bërë të ditur, por policia thotë se njëri prej tyre është student në universitetin ku ndodhën të shtënat.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, por policia iu drejtua studentëve, stafit dhe prindërve, duke i siguruar ata se nuk ka asnjë rrezik për sulme të reja.