Botë

Vdes ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni

12.06.2023 10:51

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni ka vdekur në moshën 86 vjeçare....

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Ish-kryeministri italian ndërroi jetë në spitalin “San Raffaele” në Milano, raportojnë mediat italiane.
 
Ai ishte një biznesmen miliarder që krijoi kompaninë më të madhe mediatike të Italisë përpara se të transformonte peizazhin politik të vend. Berlusconi e ka formësuar jetën politike italiane për disa dekada. Ai arriti që të rikthehej në skenën politike italiane nga skandalet seksuale dhe akuzat për korrupsion.
 
Popullisti i krahut të djathtë, ai ka qenë kryeministër katër herë, me disa pauza, prej vitit 1994 deri më 2011.