Maqedoni

Mickoski: LSDM e vetëdijshme për atë që kam ofruar

12.06.2023 11:15

Kreu i VMRO-DPMNE-së thotë se ka ofruar zgjidhje për ruajtjen e identitetit integrim real dhe të shpejtë të vendit në BE....

Kreu i VMRO-DPMNE-së thotë se ka ofruar zgjidhje për ruajtjen e identitetit integrim real dhe të shpejtë të vendit në BE.

“LSDM është plotësisht e vetëdijshme për atë që kam ofruar në takimin e liderëve, por manipulimi i vazhdueshëm që bëhet duke paraqitur informacione të pasakta dhe duke imputuar fjalë praktikisht pasqyron gjendjen në parti dhe nënkupton mungesën e vullnetit për të bërë një hap të vërtetë përpara me një zgjidhje që do të nënkuptojë ruajtjen e identitetit dhe integrimin real dhe të shpejtë të shtetit. Aq më tepër që qëllimet e fundit realisht janë retorika dhe beteja e zhveshur për piar, sesa shqetësimi për shtetin. Kjo është kundër produktive, sepse nga takimi i liderëve është e qartë se nuk ka marrëveshje dhe ende presim përgjigje nga LSDM-ja se cilin nga dy propozimet që i kam ofruar e pranojnë.”, ka deklaruar Mickoski për “Deutsche Vele”.