Maqedoni

Grubi: Mickoski po kërkon qeveri mono-etnike

12.06.2023 11:37

Kërkesa e Mickoskit për qeveri monoetnike, shprej frikën që ai ka nga shqiptarët dhe BDI...

Kërkesa e Mickoskit për qeveri monoetnike, shpreh frikën që ai ka nga shqiptarët dhe BDI, ka deklaruar zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi.

“Po shohim anketa dhe po analizojmë situatën aktuale politike në vend. Shohim se Mickoski nuk ka një besueshmëri të mirë tek votuesit e VMRO-së, përderisa del tjetër kush si më i besuar. Më 6 qershor ishim dëshmitarë të një deklarate të dhënë nga Mickoski, i cili me gojë të tillë pranoi se nuk e ka fort problem futjen e bullgarëve në kushtetutë, por i pengojnë shqiptarët në Qeveri, i pengon BDI-ja. Normalisht, ne jemi pro që vendi të jetë në BE dhe nëse kjo qenka pengesë për VMRO-në ne largohemi, largohen të gjitha partitë shqiptare, Hajde urdhëroni, të shohim se çfarë mund të bëni.”, deklaroi Grubi në Tv 24.