Daku: Nëse ftohem nga Shqipëria do të luaja me gjithë zemër

12.06.2023 12:06

Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku, ka paralajmëruar se në të ardhmen mund të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë...

Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku, ka paralajmëruar se në të ardhmen mund të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë. Daku nuk u ftua nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet kualifikuese për EURO 2024 ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë. Tani, sulmuesi i Muras ka thënë se nëse do t’i jepet mundësia do të përfaqësojë Shqipërinë. 
 
“Në qoftë se më jepet mundësia do ta përfaqësojë me gjithë zemër Kombëtaren e Shqipërisë,” tha ai.
 
Gjithashtu, Mirlind Daku ka treguar se gjatë grumbullimit të fundit me “Dardanët” kishte sakrifikuar për të qenë pjesë e skuadrës.
 
“Në grumbullimin e fundit kur jam larguar për shkaqe shëndetësore, kam ardhur me të gjitha medikamentet, ka ndodhur që katër ditë nuk kam arritur të ushqehem mirë. Vetëm e vetëm që ta mos refuzojë ftesën e Kombëtaren e Kosovës,” tha ai. “Tani kur jam në formë të mirë, me këto statistika të mira, minutazhin e duhur dhe nuk po vjen ftesa atëherë po është diçka shumë jo korrekte ndaj meje,” theksoi 24-vjeçari.
 
Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin “Dueli Sportiv”. Kujtojmë se Mirlind Daku kishte qenë golashënuesi i dytë më i mirë në Superligën e Sllovenisë me 19 gola.