Uruguaji, fitues i Botërorit U20

12.06.2023 12:13

Luciano Rodriguez u kthye nga pezullimi për të fituar në mënyrë dramatike me Uruguajin Kupën e Botës U20...

Luciano Rodriguez u kthye nga pezullimi për të fituar në mënyrë dramatike me Uruguajin Kupën e Botës U20 për herë të pare, një eveniment që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH. Sulmuesi i krahut të djathtë, i cili humbi dy ndeshje pas një kartoni të kuq kundër Gambias, shënoi një gol në minutën e 86-të që i dha skuadrës së tij trofeun e lakmuar.
 
Uruguaji, i nxitur dhe nga mbështetësit e shumtë, ishte fitues i merituar në La Plata. Anderson Duarte pati rastin më të mirë në pjesën e parë, por goditja e tij e fortë, nga afër u neutralizua në mënyrë akrobatike nga Sebastiano Desplanches. Moment dramatic në minutën e 81-të për italianët. Matteo Prati bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj Fabricio Diaz dhe Glenn Nyberg i tregoi atij kartonin e kuq. Pas një rishikimi në VAR, megjithatë, arbitri e ndryshoi atë në një karton të verdhë, duke ruajtur ekuilibrat numerik.
 
Lojtarët uruguaianë u ndjenë të dëshpëruar, por arritën ta vinin  mendjen në punë dhe të gjenin atë gol të pakapshëm. Alan Matturro bëri shkëlqyeshëm detyrën për ta mbajtur topin në zonën italiane dhe kur përfundoi te Rodriguez, gjuajtja e tij ishte fatale për Italinë. Randall Rodriguez u bë portieri i tretë që mban portën të pastër në gjashtë ndeshje, pas Cristopher Toselli të Kilit në 2007 dhe Mika të Portugalisë në 2011.