Struga TL prezanton talentin 19-vjeçar
12.06.2023 12:16
Kampioni i ri i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, prezanton edhe blerjen e dytë në afatin kalimtar të verës...

Kampioni i ri i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, prezanton edhe blerjen e dytë në afatin kalimtar të verës, 19-vjeçarin Ardi Idrizi. Idrizi luan në pozitën e mbrojtësit, sezonin e kaluar ka luajtur për skuadrën e të rinjve të Superligës turke Adana Demirspor, nga ku tani kalon në Strugë TL.
Paraprakisht Struganët kanë prezantuar si përforcim futbollistin Mentor Mazrekaj nga Kosova i cili ka ardhur nga liga e parë shqiptare Laçi. Skuadra shqiptare synon që të përforcohet sa më shumë për paraqitje dinjitoze në kualifikueset për Champions League.
