Fenerbahçe fiton Kupën e Turqisë
12.06.2023 12:18
Fenerbahçe është fituese e Kupës së Turqisë në futboll. Në finalen e së dielës mbrëma të zhvilluar në Izmir, Fenerbahçe e mposhti Istanbul Bashakshehirin me rezultatin 2:0. Michy Batshuayi vendosi finalen.

Ai shënoi për 1:0 në minutën e parë dhe për 2:0 në minutën e 29-të. Ezxhan Alioski, këtë ndeshje finale e ndjeki nga pankina. Ai sot do ti bashkohet përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut ër dy ndeshjet e radhës eliminatore. Adnan Januzaj luajti prej minutës së 34-t për Bashakshehirin. Fenerbahçe ka fituar Kupën për herë të shtatë. Nuk e kishte fituar këtë trofe për një dekadë.