Botë
Kundërofensiva, Ukraina njofton për fitore në fazën fillestare
12.06.2023 12:18
Ukraina njofton se forcat e saj ushtarake kanë çliruar disa fshatra nga pushtimi rus në fazën fillestare të një kundërofensive....

Ukraina njofton se forcat e saj ushtarake kanë çliruar disa fshatra nga pushtimi rus në fazën fillestare të një kundërofensive.
Siç njoftohet nga forcat ushtarake ukrainase, rreth 25 beteja janë zhvilluar pranë qytetit lindor të Bakhmutit dhe më në jug pranë Avdiivkas dhe Marjinkas, të gjitha në rajonin e Donetskut, por gjithashtu pranë Bilohorivkas, në rajonin e Luhanskut. Për më tepër, Ministria e Mbrojtjes ukrainase njofton se forcat e saj ishin të angazhuara në beteja të rënda në pikat e nxehta të vijës së parë, pasi Ministria e Mbrojtjes tha se disa fshatra u çliruan nga pushtimi rus në fazën e hapjes së një kundërofensive.
“Rreth 25 beteja u zhvilluan gjatë ditës së kaluar pranë qytetit lindor të Bakhmut, dhe më në jug pranë Avdiivka dhe Maryinka, të gjitha në rajonin e Donetskut, por gjithashtu pranë Bilohorivka në rajonin e Luhanskut, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.”, njofton “Reuters”.
