Botë

Tiranë, SEEPC-ja rezolutë kundër terrorizmit

24.02.2015 15:45

13 ministra të Jashtëm të rajonit të Ballkanit, të pranishëm në samitin e SEECP-së që po zhvillohet në Tiranë, kanë firmosur një rezolutë të përbashkët kundër terrorizmit...

Kryeministri, Edi Rama, tha në hapje të punimeve se rajoni i Ballkanit ka sfidë kryesore të të qenit një vend i denjë për BE-në.
 
“Përballë një unioni që në vetvete po përpiqet dhe po lufton, ne duhet të jemi të bashkuar, duhet të luftojmë në mënyrë që zërin tonë ta bëjmë të dëgjohet. Dhe duhet të tregojmë dhe të dëshmojmë me veprime se jemi të gatshëm dhe të aftë të japim kontributin tonë. Pa ne BE mund të jetë më e brishtë dhe duhet të bëjmë më të mirën e mundshme që të kuptohemi siç duhet"- deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
 
Pjesëmarrës në takim ishin edhe kryediplomati i Maqedonisë, Nikolla Popovski dhe ai Kosovës, Hashim Thaçi, por u vu re mungesa e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç. 
 
Deklarata e përbashkët përmban 10 pika dhe firmat e 13 ministrave të Jashtëm. Këta të fundit janë zotuar për mbështetje maksimale në luftën kundër terrorizmit dhe koalicionit global.
 
LULJETA NDOKA